Ngjarjet e ditës: 29 shkurt 2024

  • 09:30

    Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite organizojnë Forumin Ekonomik B2B ndërmjet dy vendeve. (Klan Arena, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion shqyrton propozimet për anëtarë të Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)

     

  • 09:30

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 09:30

    Agjenda e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës në Tiranë, e cila ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së:

     

    -Arritja e liderëve. (Pallati i Kongreseve Tiranë, 09:30)

     

    -Fjalët hapëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. (Ora 09:45)

     

    -Fotot familjare. (10:45)

     

    -Firmosja e marrëveshjes. (12:00)

     

    -Konferenca për media. (12:30)

  • 9:00 - 16:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mban seminarin rajonal “Drejt cilësisë më të mirë të ajrit dhe kontrollit të emisioneve”, organizuar në kuadër të projektit të JICA-s “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit – Faza 2”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore. (Kuvendi i Kosovës)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Riinvest prezanton raportin “Hulumtim mbi dinamikën e korrupsionit nga ana e ofertës në Kosovë”. (Hoteli “Swiss Diamond”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    INDEP do të prezantojë punimin “Indeksi i tranzicionit të energjisë elektrike në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizatat INPO, IKD dhe FOL organizojnë tryezën me temën “Çka po ndodhë me projektligjin për Prokurimin Publik?”. Marrin Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike; Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik dhe Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryesuese e Bordit të Organit Shqyrtues. (Hotel “Sirius”)

  • 10:00

    Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” organizon aksion protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. (Hyrja para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon seminar për rolin e zyrtarit për integritet në sport. Ligjëruese janë Anastasiya Khomutova nga Anglia dhe Lucy Trochet nga Zvicra. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv