Ngjarjet e ditës: 7 qershor 2024

  • 09:00 - 16:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me disa nga drejtorët, mbajnë konferencë tërëditore për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjin për noterinë; atë për Këshillin Prokurorial; për rrugët; për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton  raportin “Kodi i sjelljes së deputetëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, presidentja Vjosa Osmani viziton komunën e Drenasit. Ajo do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci; do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile; do ta vizitojë Parkun e Biznesit; si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë. (Drenas/ Korreticë/ Gllanasellë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, mbahet mbledhja komemorative dhe homazhe. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet libri “Rexhep Qosja për Adem Demaçin”, nga autori Selatin Novosella. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë)

  • 12:00

    Mbahet konferencë për shtyp me rastin e organizmit të turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023”. Marrin pjesë Kastriot Orana, kryetar i Klubit të Pingpongut “Priping” –  organizator i turneut dhe Bardh Krasniqi, drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit)

  • 13:00

    Mbahet ceremonia mortore e Rexhep Ferrit. (Varrezat e Prishtinës)

     

  • 14:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton projektligjin për noterinë; atë për Këshillin Prokurorial etj. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Nis turneu ndërkombëtar i pingpongut “Prishtina Open 2024”, i cili mbahet për nder të Çlirimit të Prishtinës. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 17:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencë për medie në lidhje me tri koncertet që do të organizohen për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. (Salla e madhe (e djegur) e Pallatit të Rinisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv