Ngjarjet e ditës: 4 qershor 2021

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë, diskutohet për faljen e gjobave. Lidhur me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të paraqitet në interpelancë. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në ceremoninë e lansimit të Doracakëve për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual. (Ndërtesën e OKB-së, “Arbëri”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri grek, Nikos Dendias pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 10:00

    Për Ditën Botërore të Mjedisit, organizohet aksioni i mbjelljes, së fidaneve. (Oborri i QKUK-së, Klinika e Onkologjisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi me rastin e shënimit të 5 Qershorit “Ditës së Mjedisit”, marrin pjesë në aksionin e pastrimit në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, Prizren)

  • 10:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla zhvillon takim me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Më pas të dy mbajnë konferencë për medie në ora 11:10. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” nis Festivalin Multikulturorn në komunën e Fushë-Kosovës, të Ferizajt, të Gjakovës, të Prizrenit dhe të Mitrovicës.

  • 11:00

    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” mban mbledhjen e VI të Kuvendit. (Shtëpia e Kulturës, Skenderaj)

  • 11:00

    Kryetari i Prizreni Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari përurojnë renovimin e tërësishëm të zyreve së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dhe inventarizimin e tyre. (Prizren)

  • 11:40

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Presidenca e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryeshefi i shkarkuar i Infrakosit Hysen Nikçi, mban konferencë për medie. (Zyrat e Infrakos) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 12:20

    Kryeparlamentarin Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:50

    Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Let’s do it Kosova organizon aksion pastrimi në Brezovicë dhe mbjellje e drujve në Shtërpcë. Nisja bëhet në ora 11:30 në lagjen Pejton, Prishtinë. (Brezovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj merr pjesë në zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të Ferizajt për zgjedhjet lokale. (Oborri i Palestrës Sportive, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv