Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike, merr pjesë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit – produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e re Sociale (NSI) prezantojnë rezultatet e anketës të zhvilluar me 1 200 qytetarë të Kosovës për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Organizohet aktiviteti “Superheronjtë në Pediatri” nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina. (Spitali i ri pediatrik në QKUK)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban tryezë ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje”. (Hotel “Afa”, Prishtinë)
Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QShHZh) mban manifestimin e promovimit të renovimit të objekteve të Qendrës së Pensionistëve dhe zyrave të Shoqatës së Pensionistëve të komunës së Prishtinës. (Shoqata e Pensionistëve)
Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. Merr pjesë zëvendëskryeministra për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kolegji Universum organizon diskutim me drejtorin ekzekutiv të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, me temën “Roli i StartUp jo-fitimprurës në Zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit”. (Kolegji Universum, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj)
Hapet ekspozita “Rrugëtimi i abetares shqip 1844-1942”. (Akademia e Shkencave dhe
Arteve)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në cilën do të shqyrtojë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.