Në te gjitha shkollat e Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së UÇK-së.
Në te gjitha shkollat e Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së UÇK-së.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe udhëheqësi i Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Sylë Vitia, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së mbajnë ligjëratë në shkollën fillore “Shkëndija”. (Hajvali) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon këto aktivitete:
Agjenda e aktiviteteve:
09:30 Homazhe dhe fluturime për nder të dëshmorëve:
10:30 Motoristët do te zhvillojnë homazhe në Prekaz dhe tek kompleksi memorial i dëshmorëve në Morinë.
Qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Qeveria e Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Seancë solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në të cilën kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, do të ndajë një mirënjohje për familjen Jashari. (Komuna e Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, mbahen seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës.
Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, bënë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit. (Prekaz)
Ministria e Mbrojtjes mban ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. Të pranishëm do të jenë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ju fton ta ndiqni lëshimin e banerit ftues nga ndërtesa Reporting House. Ky baner është në kuadër të aktiviteteve të marshit për 8 mars. (Sheshi “Ibrahim Rugova”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet akademia letrare “ORA E LIRISË”, manifestim tradicional i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, me ç’rast jepet çmimi letrar “Adem Demaçi”.
Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve B.SH. dhe M.Q. të dyshuar për spiunazh për Agjencisën Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) . (Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, mbahet turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj.(Palestra “Tlaz Kodra” Skënderaj)
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, mbahet turne në Volejboll në Skënderaj. (Skënderaj)