Ngjarjet e ditës: 4 tetor 2022

  • 08:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe për Prokurorinë Speciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020-2022. (Restorant “Boho”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë-Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel “Amazona”, Obiliq)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shënojmë 4 Tetorin, “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”. (Pylli i Arinjve “Prishtina”, afër liqenit të Badovcit)

  • 11:00

    Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, shfaqet Filmi “Sffaragette”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Qendra Korrektuese për Femra, Lipjan)

  • 11:00

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec)

  • 12:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri i Punës dhe i Transfereve Hekuran Murati, viziton Portin e Durrësit së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Delina Ibrahimaj. Ministrat do të shoqërohen nga Drejtorët e Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli. Në ora 12:30 ministrat mbajnë konferencë për medie. (Porti i Durrësit)

  • 12:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton në parim Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv