Në kuadër të kampanjës “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e sheshit te qytetit dhe të Qendrës së Mjekësisë Familjare. (Gjilan)
Në kuadër të kampanjës “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e sheshit te qytetit dhe të Qendrës së Mjekësisë Familjare. (Gjilan)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Medie – KPM. (Kuvendi i Kosovës, N506)
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencën me temën “Rini aktive për zhvillim të qëndrueshëm”. Merr pjesë dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes së fushatës #Vajzatnëtik22. Gjatë tri ditëve, 15 organizata do të mbajnë aktivitete që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në Teknologji Informative. Marrin pjesë kryetari Përparim Rama dhe nënkryetarja Donjeta Sahatçiu. (Salla e Kuvendit komunal) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N303)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për turizmin dhe propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, N10)
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, në shënimin e 27 Prillit, Ditës së të Pagjeturve, organizojë aktivitetin e vendosjes së luleve te memoriali kushtuar personave të pagjetur. (Para objektit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut do të mbahet manifestimi qendror në Drenoc. (Drenoc)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, me temën “Koordinimi dhe përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë”. (Kuvendi i Kosovës, N303)
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon konferencën për medie me temën “Gjykata Themelore në Prishtinë me vendim antikushtetues krijon monopol në treg dhe eleminon konkurencën në Kosovë”. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të fushatës #Vajzatnëtik22 mbahet panel diskutimi me temë “Përforcimi i fuqisë së vajzave në teknologji”. (Oda Ekonomike Amerikane, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 dhe propozim-vendimet lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tё Popullit. (Kuvendi i Kosovës, N10)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, mbajnë konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, N506)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe Raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Në kuadër të kampanjës “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e shkollave fillore ‘Musa Zajmi’ dhe ‘Mulla Idriz Gjilani’. (Gjilan)