Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”. (Rruga “Rexhep Luci”, te Kino ABC) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”. (Rruga “Rexhep Luci”, te Kino ABC) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë organizon punëtori për përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me keqtrajtimin e kafshëve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) mban konferencën “Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimit kadastral”. Marrin pjesë ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu; drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti etj. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, mban takim informues me gazetarët. (Rektorati i UP-së)
Organizata “Islamic Relief Kosova” organizon aktivitete argëtuese e rekreative dhe shpërndan dhurata për rreth 150 fëmijë jetimë – me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. (“Vita Land”, Fushë-Kosovë)
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSh), në bashkëpunim me JTI, organizojnë ndarjen e çmimeve “Vangjush Gambeta” për gazetarë të ekonomisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
UNICEF dhe BE në Kosovë shënojnë Ditën Botërore të Fëmijëve – në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci etj. (Hapësirat e qendrës “Termokiss”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) prezanton programin e “Javëve të Biznesit Kosovar 2024”, me traditë 22-vjeçare në promovimin e prodhimeve vendore. (Zyrat e AKB-së, Tophane) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Shoqata “Yjet që nuk vdesin”, në bashkëpunim me “NOA Dance – Theatre Company”, mbajnë konferencë për medie në lidhje me shfaqjen me titull “Pas luftës, kush jemi ne?” – një projekt që i dedikohet sakrificës sonë për liri, vuajtjeve dhe rezistencës, fëmijëve të vrarë dhe të pagjeturëve. (Swiss “Diamond”, Prishtinë)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin e Komisionit për Buxhetin e Shtetit dhe Çështjet Financiare të Parlamentit Bavarez të Gjermanisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
Shoqata e Kllasterit të Ndërtimeve të Parafabrikuara të Kosovës, shënon njëvjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)