Ngjarjet e ditës: 29 tetor 2021

  • 09:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve mban konferencën shkencore ndërkombëtare: Studime për shqiptarët në Francë. (AShAK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit”, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban tryezë diskutimi lidhur me gjetjet e raportit hulumtues “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 17:00

    Ministria e Shëndetësisë mundëson vaksinimin e qytetarëve nga ekipet mobile. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës protestojnë para Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet takimi i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhje komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Burbuqe Berishës. (Teatri Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencën “Mbrojtja ligjore e pluralizmit politik në media”. (Hotel “Opera”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci mban konferencën e rregullt për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. (Hagë)

  • 16:00

    UBT organizon Konferencën e 10-të Ndërkombëtare, prezantohen 600 punime shkencore me pjesëmarrjen e 1 000 hulumtuesve. (Kampusi i UBT-së, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Mbahet premiera e  monodramës “Çele gur gojën’’. (Restorant “Gryka e Deçanit”)

  • 19:00

    Mbahet ndeshja e pingpongut e cila do te zhvillohet mes KPP Matkos Pharm Dardania kundër KPP Priping. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë)

Kalendari Arkiv