Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me drejtorët komunal. (Shtëpia e Bardhë)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me drejtorët komunal. (Shtëpia e Bardhë)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për vitin 2021. I ftuar, Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media me anë të së cilës do të mbahet aktiviteti 5 vjet, 555 hyrje. (Rruga “Motrat Qiriazi”, objekti D3, hyrja 4, Ulpianë)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021 dhe të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
Kuvendi i Punës paraqet punimet për Vitin 2021 të Komitetit Paralimpik të Kosovës. Në hapje të punimeve të kuvendit një fjalë rasti do të mbaj Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrullah Ceku, ndërsa do të ketë përfaqësues edhe të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe akter të tjerë të fushës së sportit (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë për media me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, diskuton lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë/Shqipëri 29-31 maj 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)
Hapet Panairi i 22-të i Librit, i cili sivjet mbahet me moton “Libri mbron mendjen”. (Ambientet e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. (Komuna e Dragashit)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton kompaninë “Doni Fruits” në Parkun e Bizneseve në Komunën e Shtimes. (Shtime)
Promovohet libri ’48 piano’ i autorit Arber Selmani. (Kino Armata)