Ngjarjet e ditës: 29 dhjetor 2022

  • 09:00

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie ku do të prezantojë punën njëvjeçare të KPK-së. (Prokuroria e Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    “Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Skenderajt, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Skenderaj, Qendër)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton analizën “Edhe Saime Domazeti vritet në duar të shtetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komiteti për Komunitetet i Komunës së Rahovecit mban mbledhje në të cilën informohet lidhur me vizitat e realizuara në shkollat ku vijojnë komuniteti jo shumicë. (Ndërtesa e Komunës)

  • 10:30

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti i MAShTI-it) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajnë konferencën “Menaxhimi financiar dhe transparenca e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

  • 11:00

    Zv.drejtori Ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022. Merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Mlinaku mban konferencë për medie. (Objekti i Komunës, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:40

    Mbahet protestë paqësore “Bojkot produktet serbe”, organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit. (Fakulteti i Edukimit)

  • 12:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizon pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. (Restorant “Mensa”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Klubi Futbollistik Trepça’89 mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit me emrin e ish-futbollistit Erion Kajtazi, i cili u nda nga jeta në moshën 17-vjeçare, pas një sulmi në zemër. (Fusha afër Liqenit Artificial, Mitrovicë)

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë me gazetarë, në përmbyllje të vitit. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferenë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv