Ngjarjet e ditës: 21 tetor 2021

  • 09:30

    Në Gjykatën Speciale vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (Platforma Zoom)

  • 11:00

    Në Komisionin për Integrim Evropian raporton Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temën: “Raporti i vendit për Kosovën 2021: Numërim në vend apo jo?. (Zyrat e GLPS, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Caritasi organizon panelin e diskutimit: Rëndësia e edukimit të hershëm. (Kino “ABC”, Prishtinë)

  • 12:30

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mban konferencë për medie për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 8 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 15 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. (Qendra e Numërimit dhe të Rezultateve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv