Ngjarjet e ditës: 26 nëntor 2021

  • 08:00

    Ministria e Shëndetësisë organizon vaksinimin me ekip mobil të nxënësve të shkollës së mesme “Eqrem Çabej”. (Shkolla “Eqrem Çabej”, Prishtinë) 

  • 09:45 - 13:10

    Mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.  (“Fish City”, Elbasan)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

    Agjenda:

    Ora 09:45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës;

    Ora 10:00 – Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti;

    Ora 10:10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë;

    Fjalë nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti;

    Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;

    Ora 11:20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;

    Ora 11:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave;

    Ora 12:05 – Foto e përbashkët;

    Ora 12:10 – Drekë zyrtare shtruar nga kryeministri Rama;

    Ora 13:10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë, ashkëbisedim i kryeministrave Rama dhe Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

  • 09:45

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, si dhe fillimin e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit “Mos vazhdo të jesh viktimë e dhunës në familje vetëm pse nuk ke nga të shkosh. Kërko të drejtën tënde në pronë”. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “Raportet e audituara të partive politike në Kosovë: Çfarë shpërfaqën ato në lidhje me transparencën financiare të tyre?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit serb dhe komunitetet e tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 10:00

    Open Data Kosovo (ODK) mban takim me medie në kuadër të aktiviteteve të ICEDA, me përkrahje nga DEMOS. (Zyra e ODK, Rr. Ganimete Tërbeshi, Prishtinë)

  • 10:30

    Komuna e Skenderajt në shënimin e festave të nëntorit bën homazhe për dëshmorin Halit Geci. (Llaushë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës me këtë rast do të bëhet edhe betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës)

  • 10:30

    Komuna e Skenderajt bën përurimin e stacionit të pompimit të ujësjellësit. (Llaushë)

  • 11:00

    Mbahet diskutim publik me konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”. (Objekti i KRU “Gjakova”, Gjakovë) 

  • 11:00

    Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) proteston para Ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00 - 16:00

    Bëhet hapja e ekspozitës me punime origami nga Arbnora Fejza-Idrizi dhe hapja e festivalit “Rapsodia shqiptare”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj)

  • 18:30

    Shoqatat “Jakova” dhe “GjakovaBasel” shënojnë Ditën e Flamurit dhe përkujtojnë mësuesin Ibrahim Fetahi. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë)

Kalendari Arkiv