Ngjarjet e ditës: 16 qershor 2022

  • 09:00 - 10:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, pret në takim presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich, dhe drejtorin e EQAR-it, Colin Tück. Pas takimit, në orën 10:00, Nagavci e Dittrich do të kenë konferencë për medie. (Ministria e Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për Ushqim dhe atë për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 09:30

    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, duke u përjashtuar nga rritja e pagës minimale. (Para ndërtesës së Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF lanson projektin “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë” (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizon debatin me temën “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”. (Hotel “Prishtina”, Pejton)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit (Kuvendi i Deçanit)

  • 10:30

    Në kuadër të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create” organizohet Panairi i produkteve 3D të prodhuara nga nxënësit. (ShFMU “Emin Duraku”, Prishtinë)

  • 11:30

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetmë të Festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë për të kërkuar lejimin e tërheqjes së një pjese të kursimeve pensionale. (Sheshi “Zahir Pajazi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës mbajnë konferencë për media. (Para Kuvendit komunal) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve fituese për “Videon më të mirë mjedisore dhe artin e ripërdorimit”, ku garuan klubet e gjelbra nga të gjitha shkollat e Kosovës. (Shkolla “Nazim Gafurri”, Prishtinë)

  • 13:00

    Bashkimi Evropian do të mbështesë shoqërinë civile dhe organizatat mediale jofitimprurëse për të rritur ndërgjegjësimin për punën e tyre. (Sheshi “Zahir Pajziti”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Shënohet Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të komunës së Malishevës. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Malishevë)

  • 14:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë nikoqire e takimeve të radhës në kuadër të projektit SEEIIST një nismë rajonale që ka për qëllim ndërtimin e një Instituti për trajtimin e kancerirt me Hedron Terapi, një metodë e re për rajonin tonë. (Hotel “Sirius”)

Kalendari Arkiv