Ngjarjet e ditës: 22 qershor 2022

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:00

    Vazhdon seanca plenare, në rend dite pikët e papërfunduara nga seanca e kaluar. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), lanson  raportin “Pse nuk po funksionojnë inspektimet?”  (Hotel Sirius, Prishtinë)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon raportin “Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    ADMOVERE organizon forumin e diskutimit “Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës” (UP). (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30–13:30

    Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara(UNFPA), mbajnë konferencën “Politikat miqësore për familjen dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe social”. (Hotel “International Prishtina”)

  • 10:45

    ORCA mbanë konferencë për shtyp rreth vendimit të Këshillit të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para Fakultetit Filozofik në Universitet të Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Vazhdimi i seancës tjetër plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferenca informuese për Kupën Botërore Universitare në Hendboll 2022. (Amfiteatri i Fakultetit Filozofik)

  • 11:00

    Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF) do të mbajë fushatën “PërSHËNDETje” për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), më lidhje me sëmundjet jo të transmetueshme, si hipertensioni, diabeti dhe astma. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 13:00

    Teach For Kosova në kuadër të projektit “HEAR US” organizon marsh me moton “Të gjithë jemi të barabartë” me nxënësit e ShFMU “Selman Riza” në Fushë-Kosovë.  Marshi do të fillojë nga ShFMU “Selam Riza” do të vazhdojë deri te Stacioni Hekurudhor dhe anasjelltas.

  • 13:00

    BIRN dhe “Internews Kosova” organizojnë tryezë me temën: Raporti vjetor i monitorimit të Gjykatave “Imuniteti i Korrupsionit”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe krerë të institucioneve të Drejtësisë. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A)

  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit rom për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban  Konferencë për Media me rastin e dorëzimit të: ‘Padisë për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe kompensim të dëmit’. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A)

  • 15:00

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, viziton Komunën e Vushtrrisë. (Objekti i Komunës) ***Kjo ngjarje anulohet

  • 16:15

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv