Ngjarjet e ditës: 15 gusht 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 08:00 - 16:00

    Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës, protestojnë për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mos rregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre. (Policia e Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 12:10

    Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, viziton komunën e Dragashit.

    Agjenda:

    Ora 11:00 – Presidentja Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini;

    Ora 11:40 – Presidentja Osmani viziton Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.

    Ora 12:10 – Presidentja Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini deklarohen për medie.

  • 11:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mbanë konferencë për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lansohet platforma “Arkiva Digjitale – Eduarkiva”, e cila ka digjitalizuar koleksionin “Zijadin Gashi”, që përmban dokumente të rëndësishme të viteve 90-ta në Kosovë lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip. (Arkivi Komunal i Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Prizrenit organizon dëgjim buxhetor për 2024 me qytetarë. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Oborri i Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv