Ngjarjet e datës: 8 nëntor 2024

  • 10:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën me temën “Gratë në proceset zgjedhore: Sigurimi i një demokracie gjithpërfshirëse”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Universiteti i Prishtinës dhe Programi ShER – Arsimi i Lartë dhe Kërkimi i Qëndrueshëm në Kosovë, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Rektorati i UP-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë lidhur me të gjeturat pas takimeve të mbajtura në disa komuna të Kosovës përkitazi me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Iniciativa për Progres prezanton Udhëzuesin për Informatat Sekrete Afariste në Prokurim Publik. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kuvendit i Komunës së Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme. (Kuvendi Komunal Gjilan)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për shqyrtimin e kërkesës nga parlamenti studentor për për mbajtjen e afateve shtesë të provimeve. (Rektorat) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet botimi “Veshja elektro-kimike e sipërfaqeve të materialeve me molekula organike” nga Fetah I. Podvorica. (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, Prishtinë)

  • 12:00

    Mbahet promovimi i librit “Puna Sociale në praktikë në Qendrën për Punë Sociale”, nga autori Vebi Mujku. (Biblioteka Komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 interviston Fadile Dylën, sekretare e Përgjithshme e MAShTI; Avni Rexhën, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzajn, AShI. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Shënohet 20-vjetori i skemës Young Cell Scheme në Kosovë. Merr pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 15:30

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu mban konferencë për media do të flitet për zhvillimet e fundit pas kërkesës së Parlamentit Studentor për afate shtesë të provimeve  (Në objektin e rektoratit)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban takim me strukturat udhëheqëse të degës së Aleancës në Rahovec, ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Rahovecit, (Restorant “Jaha Petrol”, Rahovec)

Kalendari Arkiv