Ngjarjet e ditës: 7 nëntor 2023

  • 09:00

    Mbahet procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 10:00

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog Mirosllav Lajçak, takon liderët e partive opozitare. (Zyra e BE-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) mban ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve Teknike për harmonizimin e përdorimit të frekuencave për shërbimet mobile – rrjetet MFCN në zonat kufitare, me Rregullatorët e shtetit të Shqipërisë, Maqedonisë se Veriut dhe Malit të Zi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca “Sigurimi i cilësisë në Arsimin e Lartë”, në të cilën do të publikohen dy raportet e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave – NARIC për vitin 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë. (Kuvendi i Kosovës, C301)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësorë. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 11:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Sindikata e KEK-ut proteston, me kërkesë rritjen e pagave dhe pagesën e fundjavave për punëtorët. (Para zyrave të KEK-ut, Prishtinë) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 12:00

    Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) proteston sërish, në shenjë pakënaqësie lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. (Para Objektit të Qeverisë) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 12:30 - 15:35

    Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi zhvillojnë këto aktivitete në Komunën e Klinës dhe Komunën e Pejës:

    Agjenda:

    Ora 12:30-12:50 – Vizitë te projekti “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes”. (Klinës)

    Ora 14:30-14:45 – Vizitë te Muzafer Palmar, përfitues nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë. (Fshati Vitomericë)

    Ora 14:55-15:10 – Vizitë te Sefer Hagjijaj, përfitues nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë. (Fshati Vitomericë)

    Ora 15:20-15:35 – Vizitë te Gëzim Saku, përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë. (Fshati Treboviq) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Federata e Xhudos së Kosovës bën Certifikimin e Grupit të parë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo. Merr pjesë Albin Kurti – kryeministër i Republikës së Kosovës. (Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Universiteti i Prishtinës si falënderim për kontributin austriak që nga fillimi i viteve të 90-ta e deri më sot, në praninë e ambasadorit austriak do ta ngris flamurin e Austrisë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe do ta mbajë aty për një javë. (Rektorati i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:10

    Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pret në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh të Turqisë, Fuat Oktaj. (Kuvendi i Kosovës, C301 ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv