Ngjarjet e ditës: 24 dhjetor 2021

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Federaten e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 09:30

    Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, vizitojnë palestën e sporteve në fshatin Zhegër. (Zhegër, Gjilan)

  • 10:00

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti mban konferencë e fundvitit. (Objekti i BQK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Seanca e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave mban tryezë diskutimi në lidhje me prezantimin e Raporteve të Monitorimit “Përfaqësimi i fëmijëve dhe përfaqësimi gjinor në media”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Zyra e Kryeministrit /Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Organizatat joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të “Programit për Vetëdijesimin e Publikut për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës” mban aktivitetin “Një Hap me i Sigurt për Fëmijët”. (Zebrat te “Newborni”; Zebrat te “Hotel Grand”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy & Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon. (Zyrat e Institutit Demokratik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, Ferizaj)

  • 12:30

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, viziton xhaminë në fshatin Uglar.

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Përurohet Qendra më e madhe dhe më moderne e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë – UBT Smart City Center. (Parku Inovativ Shkencor “UBT”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Para Teatrit Kombëtar)

  • 23:30

    Ipeshkvia e Kosovës organizon koncertin e Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës.
    (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë)

  • 24:00

    Ipeshkvia e Kosovës organizon meshën solemne të Krishtlindjes, të cilën do të udhëheq ipeshkvi,
    Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv