Ngjarjet e ditës: 13 gusht 2021

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos të gjeturat nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet festivali i Rinisë “Future4Youth” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Parku i Taukbahçes, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Gjonaj, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj)

  • 18:00

    Komuna e Deçanit organizon koncert për ditët e kulturës dhe të turizmit. (Qendra e qytetit)

  • 19:00

    Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjilant për nder të Ditëve të Mërgatës mban koncertin 7 Ninullat dhe promovimin e librit ”7 Ninulla 7 ditë te javës”. (Muzeu Etnografik i qytetit)

Kalendari Arkiv