Ngjarjet e ditës: 27 shtator 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:15

    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajnë Simpoziumin treditor për sëmundjet kronike jongjitëse në Kosovë. Merr pjesë dhe ministri Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, organizon konferencën me moton “Bashkë ta forcojmë transparencën”. Marrin pjesë Besim Kelmendi, u.d. i kryeprokurorit të Shtetit; Jetish Maloku, kryesues i Këshillit Prokurorial etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shukri Gërxhaliu, me rastin e ndarjes nga jeta. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Demokraci Plus mban tryezën e diskutimit lidhur me “Të drejtën e kompensimit në rastet e dëmit të shkaktuar nga autoritetet publike në Kosovë”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhje. Në rend dite janë shqyrtimi dhe votimi i raporteve vjetore financiare për OShP, KPM, ARKEP, RTK, ZRrE; votimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës 2022; votimi i Projekt Kodit Doganor dhe të Akcizave etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ “Aktiv” mban konferencë për transparencën e administratës lokale në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat serbe në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

  • 11:00

    UNI – Universum International College nënshkruan memorandum të bashkëpunimit për iniciativën globale “Francis and Dionne Najafi 100 Million Learners Global Initiative”, Thunderbird School of Global Management. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 13:00

    Mbahet konferenca për medie në lidhje me premierën e shfaqjes “Kopshti i Hijeve”. Të pranishëm do të jenë dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni; drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi; autorja Sarah Hehir; regjisorja Nastazja Domaradzka si dhe aktorët. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 18:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë, për situatën e sigurisë në vend. Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 19:00, kryetari Ramush Haradinaj do t’i adresohet medieve. (Selia e AAK-së)

Kalendari Arkiv