Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e tretë te konferencës me temën “Klima dhe Mjedisi”. (Hotel “Emerald”)
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e tretë te konferencës me temën “Klima dhe Mjedisi”. (Hotel “Emerald”)
Vazhdon gjykimi në rastin e Sali Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Ekonomia Online.
“Save the Children” lanson raportin “Zërat e Rinj” – një anketë mbarëkombëtare e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre. (Hotel “Afa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM) mban tryezë diskutimi me rastin Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me temën “Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e papërshtatshme në medie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) dhe Kolegji AAB organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)
Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, viziton komunën e Pejës.
Agjenda:
10:30 – Takim me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri. (Zyra e kryetarit të komunës)
12:50 – Vizitë në ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Qendra e qytetit)
13:20 – Vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals) (Rruga “Zhujë Selmani”, Nr. 93)
14:00 – Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë (Maja e Zezë në Pejë)
16:45 – Takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë (Qendra Rinore në Vitomiricë)
***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbahet program për fëmijët. (Para Teatrit të Qytetit, Gjilan)
Qeveria e Kosovës mban mbledhje. Në rend dite janë 22 pika. Pas mbledhjes, Kryeministri Albin Kurti, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mban takim avokues me përfaqësues të Grupit të udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights-ROR” dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)
Në kuadër të Ditëve të Kulturës në Ferizaj mbahet Dita ndërkombëtare e Fëmijëve. (Sheshi i Qytetit)
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj prezanton projektin ‘’ Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve‘’. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Handikos”, organizojnë aktivitete të ndryshme, përfshirë këngë, valle e balet. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe kompanisë “TehnoBurimi” për fillimin e ndërtimit të fabrikës në vlerë prej 4 milionë eurove. (Objekti i Komunës , Skenderaj)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) dhe Misioni i USAID në Kosovë lansojnë Programin për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjilanit. (Qendra e Rinisë, Gjilan)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, merr pjesë në tryezën diskutimit. (Qendra Korrektuese për të Mitur, Lipjan)
Komuna e Deçanit organizon program festiv me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Oborri i Komunës, Deçan)
Baleti Kombëtar i Kosovës do të mbajë konferencë për shtyp, me rastin e premierës së dytë për vitin 2022 “Concerto Con Brio & Untitled” me koreografi nga Yannick Boquin dhe Siner Gonenc Boquin. (Teatri Kombëtar)
Mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik ndaj Haki Abazit nga Dardan Molliqaj, që kishte ndodhur në shtator 2019, pas një debati televiziv. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, mban mbledhje; përpilon listën e dokumentacionit për hetim. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, që udhëhiqet nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për kinematografi. (Kino “Armata” në Prishtinë)
Përmbyllet Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” me shënimin e Ditës së Fëmijëve në kuadër të Festivalit “Prishtina Lexon”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Taukbahçe)
Me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit, organizohet festival për Ditën e Fëmijëve. (Sheshi “Ismet Jashari-Kumanova”, Prizren)