Ngjarjet e ditës: 30 shtator 2024

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO. 

  • 10:00

    USAID organizon seminar mbi zhvillimet e fundit në energji “Zhvillimi i hovshëm i sektorit të energjisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje të jashtëzakonshme. Në rend të ditës është “Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”. (Objekti i vjetër i Komunës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese mban mbledhjen. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) i dorëzon kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit 20 mijë e 458 nënshkrime të nismës qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashk me nënkryetaren, Jehona Lushaku, vizitojnë shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”. Shkolla e parë që do të vizitohet është “Faik Konica”. Gjatë kësaj vizite, do të shikojnë nga afër nisjen e mësimit gjithëditor në këto shkolla. (Shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv