Ngjarjet e ditës: 25 qershor 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në Facebookun e EO.

  • 09:30

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, interviston kandidatët për këtë pozitë. (Kuvendi i Kosovës, salla N225) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Riinvest, mban tryezë diskutimi me temën: “Avancimi i mbështetjes për zhvillimin e inovacionit në Kosovë”. (Instituti Riinvest, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-16:00

    Mbahet konferenca e parë ndërkombëtare e rinisë për Vetëvendosje. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton projekt-rezolutën lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të KKTK. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), përmes një tryezë diskutimi prezanton analizën e Tregut mbi Procesin e Prokurimit të Barnave Esenciale në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban tryezë me temën: Shëndeti mendor, sfidat dhe arritjet. (Kuvendi i Kosovës, N10) 

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00/ 17:00

    Mbahet mbledhje komemorative për albanologun Mehmet Rukiqi, me rastin e ndarjes nga jeta. Ndërsa nga ora 17, mbahet ceremonia e varrimit. (Instituti Albanologjik, Prishtinë/ Fshati Verboc, Drenas) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    35Shkallë mban eventin lansues. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

  • 20:00

    Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024 në basketboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Kalendari Arkiv