Ngjarjet e ditës: 14 prill 2022

  • 09:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës organizon seminar me temën “Përgjegjësia penale dhe etike në veprimtarinë mjekësore”. (Hotel “International Prishtina”)

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë mbahet konferencë për ecurinë e çështjes kundër Pjetër Shalës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Platforma ZOOM) 

  • 10:00

    Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Hapet ekspozitë me rastin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani- Sadriu. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) paraqet botimin “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për Kosovën”. (ASHAK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 13:30

    Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, do të vizitojë komunën e Mitrovicës.

    Agjenda:

    12:00 – Takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza;

    13:00 – Vendos lule te pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve;

    13:30 – Vizitë në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali” (Mitrovicë)

  • 13:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    FBK organizon konferencë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ligës Unike dhe KB
    Peja për organizimin e Final Four. (Zyrat e FBK-së)

  • 14:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon ditën e dytë të diskutimit për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit. (Klan Arena, Ish-Fabrika e Amortizatorëve)

  • 14:00

    Mbahet ceremonia përuruese e Palestrës së Sportit në Komunën e Kaçanikut. (Palestra e Sportit, Kaçanik)

Kalendari Arkiv