Ngjarjet e ditës: 23 prill 2021

  • 08:40

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me  përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën virtuale “Sfidat e ndërmjetësimit në Kosovë”. (Platforma Zoom)

  • 11:00

    Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë)

  • 11:00

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu mban konferencë për medie. (Objekti i ish-rilindjes, Ministria e Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kryeministri Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. Merr pjesë Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton i u.d. drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra për Zhvillim Multikulturor “Impact”, shënon Ditën vendore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë ku do të zhvillohën përformancat në vendkalim të këmbësoreve në Prishtinë. (Te Hotel “Grand”, para Hotel “Sirius”, para “New Born”)

Kalendari Arkiv