Ngjarjet e ditës: 25 dhjetor 2022

  • 11:00

    Mbahet mesha e Ditës së Krishtlindjes. (Katedralja Shën Nënë Tereza, Prishtinë)

  • 11:00

    Kremtohet mesha e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, ku do të drejtohet nga imzot Dodë Gjergji. (Prizren)

  • 11:00

    Organizata “Kosova për Sanxhakun”, në bashkëpunim me shoqatën “Sali Çekaj”, organizon sesion shkencor kushtuar luftëtarit të shquar Ali Fazli Prekazi, me temën: “Heroizmi i luftëtarëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtjen e kufijve etnikë!” (Kulla e Ali Fazlisë, Prekaz i Epërm)

  • 17:00

    Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me grupin e motoristëve “Shqiponjat e Rrugëve”, do të gëzojnë fëmijët lipjanas me nga një dhuratë me rastin e Vitit të Ri. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Federata e Motoçiklizmit e Kosovës organizon ceremoninë e shpalljes se lauratëve për vitin 2022. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv