Ngjarjet e ditës: 31 janar 2024

  • 09:00

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mban takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave.  (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09 00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:15

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë jepet verdikti në rastin e njohur si “53-milionëshi, ku i akuzuar është ish-ministri Pal Lekaj dhe ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që paraqesin Ujëvarat e Mirushës, organizata WWF Adria/Ecopana në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, do të bëjnë vendosjen e tabelave informuese para këtij monumenti të natyrës me rëndësi të veçantë. (Llapçevë, Klinë)

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e rregullt. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varri i Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan. (Orllan, Podujevë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Zvicrën për Projektin e “Qëndrueshmëria klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te shtatoret e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushevcit, në Podujevë. (Sheshi në Podujevë)

  • 11:30

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 14:15

    Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë homazhe dhe vendosen kurora lulesh në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

    Agjenda:

    12:00 – Kompleksi Memorial në Orllan
    13:30 – Kompleksi Memorial në Lladoc
    13:45 – Pranë shtatoreve të heronjve në Podujevë
    14:15 – Kompleksi i Varresaze të Dëshmorëve në Penuhë

  • 15:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Nën patronatin e ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv