Ngjarjet e ditës: 13 prill 2022

  • 09:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Delegacioni nga Izraeli, i kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Rajonal, Esawi Frej, ndan një donacion me karroca për Shoqatën “Handikos”. (“Handikos”, Veternik)

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

  • 10:30

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga sheshi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Qeverisë së Izraelit, Esawi Freji, dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizitojnë Klinikën e Pediatrisë. (Klinika e Pediatrisë, QKUK) 

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me Avokatin e Popullit dhe me kryesuesin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Kjo ngjarje është anuluar.

  • 11:00

    Fakulteti Ekonomik (UP) organizon Panairin e Punës për studentë. (Oborri i Fakultetit Ekonomik, UP)

  • 11:30

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë, me kërkesë nxjerrjen e Ligjit për Lotarinë e Kosovës, si dhe pagesën e pagave për gati 3 vite. (Para ndërtesës se Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të grupit të laborantëve të lartë të mjekësisë dhe të sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve të viteve 1990-të. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

  • 14:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën me temën “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”. (Klan Arena, Ish-Fabrika e Amortizatorëve)

  • 14:00

    Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, mban konferencë në lidhje me punën dhe sfidat në tre-mujorin e parë të vitit 2022.  (Gjykata Themelore, Gjilan)

  • 14:30

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për medie. (Selia e OVL-së, rr. “UÇK”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) mban konferencë për medie. (Zyrat e FSSPK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv