Ngjarjet e ditës: 13 mars 2025

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Sallë e Takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e inaugurimit të “Sheshit Erhard Busek” në sheshin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. (Sheshi i Bibliotekës Kombëtare, brenda Kampusit të UP) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Iniciativa “Kosova Bojkoton” bën shpalosjen e një çarçafi me mbishkrimin “15 MARS, KOSOVA BOJKOTON, TË GJITHA SUPERMARKETET” (objekti i ish-Gërmisë, Reporting House)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 17:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe konsorciumi zbatues i përbërë nga Universiteti “Aristotele” i Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, ndajnë bursat për Raundin e XV-të të programit të bursave post-diplomike të BE-së për qytetarët e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)

  • 19:00

    RCC shpallë gratë sipërmarrëse të vitit nga Ballkani Perëndimor (Menza Ramiz Sadiku, Johan V. Hahn)

Kalendari Arkiv