Ngjarjet e ditës: 1 dhjetor 2023

  • 09:00 - 10:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit:

     

    Ora 09:00 – Vizitë Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    Ora 09:30 – Vizitë punimeve në rrugën “Hamdi Kurteshi”, kazerma e FSK’së ‘’Newborn’’.

    Ora 10:15 – Përurimi i Parkut “Banja”, Rruga ‘’Halim Orana’’ tek Administrata e Ndërmarrjes Hidromorava. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30 - 18:00

    Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë mban këto aktivitete:
    Ora 09:30 – Takim me gratë në Dragash
    Ora 11:00 – Townhall në Prizren
    Ora 11:00 – Vizitë në strehimore në Prizren
    Ora 12:15 – Vizitë tek gratë e  komunitet në Prizren
    Ora 14:00 – Tryezë në Gjakovë
    Ora 18:00 – Bashkëbisedim me gratë e BIK-ut në Prishtinë.

  • 10:00 - 10:20

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”. Fjalimet hyrëse nga Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së dhe Marta Onorato, drejtoreshë e Programit IRI në Kosovë. Më pas, publikimi i punimit lidhur me financimin politik në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301 ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata “Save the Children” në Kosovë mban ngjarjen përmbyllëse të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19”. (Klan Arena, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë për Ditën Botërore të HIV/AIDS. (Hotel “International” Prishtinë)

  • 10:20 - 11:20

    Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i parë i diskutimit “Transparenca dhe llogaridhënia e financave të subjekteve politike”. Marrin pjesë Armend Muja (VV), Eliza Hoxha (PDK), Hykmete Bajrami (LDK) dhe Besnik Tahiri (AAK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditës janë pyetjet parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëjnë inaugurimin e parkut “Banja”. (Gjilan)

  • 11:00

    Roma in Action dhe Koalicionit K10 mbajnë tryezën e rrumbullakët me temë të diskutimi: “Storie të përjetimeve dhe histori suksesi në rrugën për luftimin e dhunës në familje”. (Hotel “Çarshija e Jupave”, Gjakovë)

  • 11:30 - 12:45

    Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i dytë i diskutimit “Praktikat ndërkombëtare të mbikëqyrjes dhe kontrollit financiar të subjekteve politike”. Panelistë: Besnik Buzhala, Iliada Korçari, Miša Bojović, Marek Chromý. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Organizata “Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Me këtë rast do të prezantohet edhe ekspozita me piktura nga Arti Ebru, të punuara nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve të “Handikos”, Veternik)

  • 14:00 - 15:00

    Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i tretë i diskutimit “Roli i trupave menaxhuese të zgjedhjeve në rritjen e integritetit politik lidhur me financimin e subjekteve politike”. Panelistë: Ilirjan Celibashi, Ditmire Shehu dhe Kreshnik Radoniqi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vendos gurthemelin e çerdhes në Deçan.

  • 15:00

    Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ‘’Iliria Hill’’ Resort and SPA Hotel. (Shamalluk, Podujevë)

  • 18:00

    Lansohet Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë. (Hotel “Grand”) 

Kalendari Arkiv