Ngjarjet e ditës: 27 gusht 2024

  • 08:00

    Komuna e Vushtrrisë nis punimet për asfaltimin e rrugës “Avni Saraçi”. Merr pjesë kryetari Ferit Idrizi. (Rruga “Avni Saraçi”, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente. (Klinika Emergjente, QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, mban tubim përkujtimor me rastin e 87-vjetorit të vrasjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramë Bllaca. (Bllacë, Suharekë) 

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. Në dite është dorëheqja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, kërkesa e prokurorit të shtetit Arben Ismajli për shqyrtimin e kundërshtimit e plotësimi i Komisionit për Çështje Normative me dy anëtarë. (Objekti i KPK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa e Ballit, nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit Balli Kombit me kandidatin për kryeministër Kreshnik Husaj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv