Ngjarjet e ditës: 15 maj 2024

  • 09:00

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, merren në pyetje të akuzuarit. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

  • 10:00

    Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Zyra në Kosovë, organizon një panel diskutimi, ku do të publikohen të gjeturat e një hulumtimi lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. (Kampusi i AUK/ RIT Kosova, afër Gërmisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Civil, nis procesi gjyqësor për një nga rastet më eklatante të uzurpimit të pronës në Hajvali, pas 22 vjetësh bllokimi. Prona milionëshe është blerë në vitin 2002 dhe pasi blerësi ka shkuar në diasporë, aty kanë filluar ndërtimet ilegale. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mbajnë seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës dhe Kreditorit Dardafon.net (Pallati i Drejtësisë, objekti D)

  • 10:00

    SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes si ditë e veçantë që shënohet tashmë çdo vit me aktivitete të shumta përfshirë këtu punëtori me prindër si dhe aktivitete të ndryshme me fëmijë. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Prishtinë) 

  • 10:30

    Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nis aksion në Prishtinë për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”) 

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. Shqyrtohet Marrëveshja për Projektligjin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin “ Banim Social Adekuat”. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban konferencë për media. (Selia qendrore e Nisma-s) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot (e mërkurë) konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv