Ngjarjet e ditës: 14 nëntor 2023

  • 09:30

    “Let’s Do It Peja” publikon Raportin “Cilësia e ujërave sipërfaqësore në 4 pellgjet lumore në Kosovë – Zona të sinjalizuara nga komuniteti” dhe përmbledhjen e politikave “Siguria e ujit të pijshëm në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i organizojnë Forumin “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i  sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa”. Marrin pjesë guvernatori Ahmet Ismaili dhe Alexander Albertine nga USAID. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi i Kosovës, N506) 

  • 10:00

    Në kuadër të javës së Ndërmarrësisë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ngjarjen “Përkrahja e Ndërmarrësisë përmes Politikave dhe Instrumenteve Mbështetëse”. Merr pjesë dhe ministrja Rozeta Hajdari. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

  • 11:00

    Lëvizja FOL mban konferencë për medie ku do të publikohen gjetjet e raportit “Si mund ta përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”. (Zyrat e FOL, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së zv.komandantit të KFOR-it. (Kampi “Film City”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë të rrumbullakët për Ditën Botërore të Diabetit. (Hotel “Dukagjini” në Pejë)

  • 11:00

    Kombëtarja U21 mban stërvitjen e radhës. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet dhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 15:00

    Kombëtarja A mban stërvitjen e radhës. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 16:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) takohet me delegacioni e lartë të Taiwanit, i udhëhequr nga ambasadori  i këtij shteti në Budapest dhe i përbërë nga 15 biznese të sektorëve të ndryshëm. Më pas do të ketë takime B2B. (Hotel “Amazona”, Milloshevë)

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Në mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga lufta në Ukrainë”. Panelistë do të jenë: Jeta Loshaj dhe Harun Cero (FES); Jeton Zulfaj (Zyra e Kryeministrit) dhe Enver Hoxhaj (deputet, PDK). (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet “live” në EO dhe D4D.

Kalendari Arkiv