Ngjarjet e ditës: 11 nëntor 2021

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit mban konsultim publik me qytetarë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

  • 11:00

    Zëvendësministri Imri Demelezi deklarohet për medie me rastin e deponimit të një padie per shpifje ndaj kryetarit të Vitisë. (Para objektit të Gjykatës Themelore, Viti)

  • 11:00

    Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (Brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it “Film City”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kolegji Universum organizon tryezën e diskutimit me temen “Mbështetja e Grave të Margjinalizuara përmes Edukimit Formal”. (Kampusi i Kolegjit Universum, Lipjan)  

  • 12:00

    Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për medie, ku do të shpalosë programin për projektet në trashëgimi dhe kulturë. (Hotel “City”, Prizren)

  • 13:00

    Fakulteti Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan prezanton hulumtimin e nevojave të tregut të punës për profilet nga fusha e ekonomisë. (Amfiteatri i Universitetit të Gjilanit)

  • 13:00

    Bëhet shpërndarja e librit, “Të gjithë duhet të jemi feminist” dhe revista “ZA”. (Shkolla “Xhevdet Doda”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit mbajnë konferencë për medie. (Stacion policor “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:45

    Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës proteston lidhur me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në këtë ndërmarrje. (Para objektit kryesor të PTK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, bën mbylljen e fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. (Restorant “Bimi 3”, Malishevë)

  • 18:00

    Prishtina REA kremton 20-vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 18:00

    Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, mban tubim zgjedhor me banorët e fshatit Gjonaj. (Shtëpia e Kulturës, Gjonaj)

  • 18:00

    Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj mban tubim zgjedhor me banorët e lagjes Tusuz. (Në shkollën fillore “Xhevat Berisha”, Prizren)

  • 19:00

    Kandidatit për Kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj mban takim me rinjtë e Prizrenit. (Parku i Qyetit, Prizren)

Kalendari Arkiv