Ngjarjet e ditës: 25 janar 2024

  • 09:00

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani flet në ngjarjen e nivelit të lartë ekonomik kombëtar Kosova Business Forum (KBF). (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë)

     

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në Facebook.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Raportin e Punës së Komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:30

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë”, organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha Komunave partnere. (Mensa “Ramiz Sadiku”)

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 16:30

    Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Kosovë.

    Agjenda:

    11:00 – Arritja në Pikën Kufitare Hani i Elezit, ku do të pritet nga ministri kosovar i Bujqësisë, Faton Peci (Hani i Elezit)

    14:00 – Takim bilateral ndërmjet ministrave Peci dhe Vatev (MBPZhR, Kompleksi “Ramiz Sadiku)

    14:45 – Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit  (MBPZhR, Kompleksi “Ramiz Sadiku)

    16:00 – Vizitë në ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec (Rahovec)

    16:30 – Degustim i verërave dhe koktej rasti (Rahovec)

    ***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 241-të. (Objekti i Prokurorisë Speciale, Kati VI)

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, do të organizojë një konferencë për medie. (Para Komunës së Prizrenit)

  • 12:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, pret për vizitë​ Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

     

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ)

Kalendari Arkiv