Ngjarjet e ditës: 1 shkurt 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Fcebook.

  • 10:00

    Komuna e Prizrenit mban konsultim publik me qytetarët për Projekt-Planin e Qëndrueshëm të Mobilitetit Urban (PQMU). (Kuvendi Komunal, Prizren) 

  • 12:00

    Mbahet Ora përkujtimore në nderim të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Gashi, organizuar nga Art Club “Rifat Kukaj” dhe shtëpia botuese “Armagedoni”. (Instituti Albanologjik Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për medie. Do të flasin kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha; drejtori Ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj dhe juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari. (Zyrat e AGK-së, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë do të prezantojë raportin vjetor të punës për vitin 2023. (Salla e Kuvendit në Komunën e Prishtinës, ndërtesa e Vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv