Ngjarjet e ditës: 1 gusht 2022

  • 9:00

    Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 08:30

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton 19 Projektligjet nga fusha e bujqësisë, për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:00

    Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, raporton në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në lidhje me raportin mbi vlerësimin e përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas  standardeve të Konventës së Stambollit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike dhe për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë Interpelanca me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Qeverinë e Kosovës dhe 11 pika të tjera. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. (Objekti qendror i MPB-së, salla P-02) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet edicioni i shtatë i festivalit mbarëkombëtare i folklorit “Oda e LLapushës”. (Parku i qytetit të Malishevës)

Kalendari Arkiv