Ngjarjet e ditës: 30 prill 2022

  • 09:30

    Organizata BSides Prishtina 2022 mban konferencën e sigurisë kibernetike, e cila organizohet për herë të parë në Kosovë. (Biblioteka Universitare apo Instituti i Historisë)

  • 10:00

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mban konferencë për medie lidhur me prezantimin e Raportit të Performancës Komunale. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Federata e Pingpongut organizon xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për meshkuj dhe femra. (SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj)

  •  10:00

    Në nderim të jetës dhe sakrificës së komandant Ilaz Kodra si dhe 40 dëshmorëve e 275 martirëve, Komuna e Skenderajt organizon homazhe përkujtimore. (Kulla Ilaz Kodra në Prekaz)

  • 13:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ngjarjen që do të zhvillohet në kuadër të vizitës së delegacionit të përbërë prej 50-të bizneseve nga Asociacioni i Ndërmarrësve të Rinj të Republikës Federale së Gjermanisë. (Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren)

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

Kalendari Arkiv