Ngjarjet e ditës: 6 shkurt 2023

  • 09:30

    Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizojë një aksion si reagim ndaj akuzave publike për keqpërdorime me punësime në arsim. (Para Komunës së Prizrenit)

  • 10:00

    Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve. Pjesëmarrës do të jenë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe ministri Hekuran Murati. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, me rend dite falja e tatimit në pronë deri në 100 euro. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të mbajë konferencë për medie. Me këtë rast do të nënshkruhet marrëveshja me KB “Rahoveci” për organizimin e Kupës së Kosovës; si dhe do të zbulohet logoja e Final 8. (Zyrat e FBK-së, Arbëri) 

  • 16:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja “Liri”, Prizren)

  • 19:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve nënshkruajnë Agjendën për Kontratën Sociale. (ShFMU “Ismail Qemali”, Bregu i Diellit)

Kalendari Arkiv