Ngjarjet e ditës: 15 nëntor 2021

  • 08:00

    Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi – zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

     

  • 08:00

    Kosova, nëpërmjet Shoqatës Down Syndrome Kosova, mban kurs-trajnimin “Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse”, ofruar nga Shoqata Evropiane e Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Qendra Burimore “Përparimi”)

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e 271-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma “Zoom”)

  • 09:00

    Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes Pjetër Shala. (Hagë)

  • 09:00 - 11:50

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në vizitë zyrtare kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
    Agjenda:

    09:00            Pamje nga mediet
    10:10-10:25 Takimi ndërmjet dy kryeministrave;
    10:25-10:50 Takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore;
    10:50-11:35 Takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit;
    11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp i dy kryeministrave. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Drejtësisë. (Rektorati i UP-së) ***Kjo ngjarje anulohet

  • 10:00

    Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) mbanë ceremoninë inaguruese të Qendrës së Pritjes për Migrantë. (Vranidoll, Prishtinë)

  • 11:00

    Shënohet 10-vjetori i Universitetit “Haxhi Zeka”. (Kino Teatri “Jusuf Gërvalla”, Pejë)

  • 12:00

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:05

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:55

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Bëhet përurimi i “Bistrot Montmartre” si pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të konventës që vendos “Praninë Franceze” në Universitet. Marrin pjesë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadorja e Francës Marie Christine Butel. (Kolegji AAB, Fushë-Kosova)

  • 17:00

    Stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës para ndeshjes me Shqipërinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 19:00

    Stërvitja e Kombëtares U21 të Shqipërisë para ndeshjes me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv