Ngjarjet e ditës: 20 mars 2023

  • 09:00

    Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”, në shënimi të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke. (Shkolla fillore “Elena Gjika”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) shënon Javën Ndërkombëtare e Parasë. Do të bisedohet me nxënës në lidhje me paratë, kulturën e të kursyerit, e aktivitete të tjera me qëllim edukimin financiar të fëmijëve në moshë të hershme. (Shkolla “Elena Gjika”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) organizon “Javën e Arkivit të Hapur”. (AShAK)

  • 10:00

    Lansohet “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”, nga “Qendra e Kosovës per Eksport”. (City Hotel, Prizren)

  • 10:00

    Shoqata Humanitare Bamirëse “Humanikos” do të bëjë shpërndarjen e ndihmave humanitare (miell) për familjet e varfëra në Prishtinë. (Selia e shoqatës)

  • 10:00

    Mbahet Konferenca e Parë për prezantimin e Monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alan Giresse, mban konferencë për medie në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë, mban konferencë për medie. (Zyra e AAK-së në Pejë)

  • 13:30

    Shoqata ‘Flaka e Llapit’ mban konferencë akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të Rifat Blakut. (Salla e teatrit ‘Avdush Hasnai’ në Podujevë)

  • 15:00

    PSD mban aksion simbolik (Sheshi “Zahir Pajaziti”)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e parë, për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. (Kampi Nacional në Hajvali)

  • 16:30

    Në kuadërt të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organzohet aktiviteti ‘Street Art, Balkan Trafic’, krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rr. Sylejman Vokshi, 66 në Prishtinë)

  • 17:00

    Në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së akademike Edi Shukriu, shfaqet filmi dokumentar “Gratë e Lirisë” të regjisorit Lum Çitaku. (Kino ABC, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv