Ngjarjet e ditës: 7 tetor 2024

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon tryezën e diskutimit “Rëndësia e monitorimit të pavarur në vendet e privimit nga liria”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Përgjegjësia e Mediave ndaj komenteve të paligjshme”. (Zyrat e IKD-së, rr. “Ilaz Agushi”)

  • 10:00

    Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Iniciativa për Histori Gojore mbajnë tryezën me titull “Roli i gruas shqiptare në organizatat e fshehta politike në Kosovë”. (Instituti Albanologjik)

  • 11:00

    Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, bëhet pranimi i donacionit të mamografit nga Kompania Medica për QKMF “Dr. Vezir Bajrami”, (Komuna e Shtimes)

  • 12:30

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë konferencë për medie në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 14:00

    MINT lanson skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve startup dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative. Merr pjesë dhe Eric Dietz, i ngarkuar me punë i Qeverisë së Luksemburgut. (Holli i MINT)

Kalendari Arkiv