Ngjarjet e ditës: 8 korrik 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në Facebookun e EO.

     

  • 09:30

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lanson fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Merr pjesë zv.ministri Blerim Gashani, njëherit koordinator nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Problemet e reformës në drejtësi”, (Hotel “Sirius”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mban orë përkujtimore për atdhetarin Ahmet Haxhiu, veprimtar i dalluar i brezit të Adem Demaçit. (Instituti Albanologjik, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Handikos Gjilan do të mbajë një protestë para zyrave të kryetarit të Komunës, për Personat me aftësi të Kufizuara. (Gjilan)

  • 13:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë. Bëhet nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar. (Pika kufitare Qafë Morinë)

Kalendari Arkiv