Ngjarjet e ditës: 15 dhjetor 2023

  • 09:00

    SBAShK mban tryezën “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Haxhi Shala. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) organizon konferencën “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi shqyrton Planin vjetor të performancës për vitin 2024, të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Klubi Alpin Prishtina (KAP) dhe Care for Kosovo Kids organizojnë ngjarjen “Superheronjt”, ku alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët. (Klinika e Pediatrisë, QKUK) 

  • 12:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban konferencë për medie , pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Rexhepi. (“Klan Arena”, Prishtinë​)

  • 14:00

    Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit.​ (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) hap ekspozitën “Thuaje për të më kujtuar, që të mos harrojmë”, nga Renea Begolli dhe Luiza Thaqi. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv