Ngjarjet e ditës: 26 nëntor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

     

  • 09:30

    Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, mbahet Konferenca gjithëditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”. Pjesëmarrës janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; zv.kryeministrja dhe  ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz; ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. (Ish objektit – Rilindja) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    GIZ Kosova mban konferencën me temë “Promovimi i rekrutimit të drejtë dhe përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët migrantë në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, për të ndarë praktikat dhe strategjitë për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Publikohet raporti ‘Nën spektrin e padukshmërisë: Analizë e Dhunës me Bazë Gjinore ndaj Komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë 2023 – 2024’. (Hotel Sirius në Prishtinë)

  • 10:00

    AKK-ja organizon tryezë diskutimi me zyrtarë komunalë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Hotel “Venus”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet Konventa e Industrisë së Drurit – Edicioni i Shtatë. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Hotel “Emerald” në Prishtinë) 

  • 10:30

    Bëhet lansimi i Profilit Gjinor të Kosovës, të zyrave të UN Women në Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, nga Bashkimi Evropian. Kjo ngjarje në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”. (Shtëpia e Evropës)

  • 11:00

    Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Drejtoria e Administratës në QKUK)

  • 11:00

    Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban konferencë për medie. (Selia qendrore AAK-së)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton “Vendimin e Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit” si dhe shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 11:00

    Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizojnë fushatën vetëdijesuese me mesazhin: “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, bëjnë inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë – ngjarje e cila organizohet në nderim të Ditës së Flamurit. (Oborri i Muzeut “Bajram Curri”, Tropojë, Shqipëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Hapet ekspozita personale e piktorit Fatmir Krypa në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Galeria e Akademisë)

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) viziton fabrikën e “Magic Ice”, me rastin e Javës së Bizneseve Kosovare. (Objekti i fabrikës, Lipjan)

  • 13:00

    Komuna e Prizrenit për nder të festave të Nëntorit, përuron Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha”, dhe Teatrin “Bekim Fehmiu”. (Prizren)

     

  • 14:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit Metush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë)

  • 15:10

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vendosjen e gurëthemelit të Stadiumit të Atletikës. (Roganë)

     

  • 17:00

    Komuna e Prizrenit organzion Kumtesë për 80-vjetorin e SHKA “Agimi”, Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha”. (Prizren)

     

  • 17:00

    Me rastin e festës së 28 Nëntori, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Suharekës organizon manifestim kulturor-fetar kushtuar kësaj dite. (Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, Suharekë)

  • 17:00

    Bëhet hapja e Muzeut të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Rruga “Sylejman Vokshi”, Prishtinë)

  • 19:30

    Mbahet koncerti i 80-vjetorit të themelimit të SHKA “Agimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren)

     

  • 20:00

    Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe të Festave të Nëntorit të Madh, Shoqata “Yjet që nuk vdesin”, në bashkëpunim me Shoqatën “NOA” dhe Institutin për Avancim Kombëtar, organizojnë premierën e Shfaqjes artistike “Pas luftës, kush jemi ne?!”. (Salla AMC, kilometri i pestë i magjistrales Prishtinë – Mitrovicë)

Kalendari Arkiv