Ngjarjet e ditës: 1 korrik 2021

  • 10:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Pedagogjik i Kosovës prezanton rezultatet e projektit hulumtues me temën “Shkathtësitë gjuhësore të nxënësve kosovarë të moshës 15-vjeçare dhe shkaqet e përformancës së dobët në testin PISA, me fokus në ndikimin e mësimdhënësve të ciklit fillor dhe të ambientit akademik në të cilin zhvillohen ata”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:30

    Oda Ekonomike Gjermano Kosovare do të prezantojnë rezultatet e anketës vjetore në të cilën do të marrin pjesë zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, zyrtarët e parë nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësia për Kontroll të Autostradave (NJKA), udhëtojnë për në Shqipëri. Mbahet konferencë për medie para nisjes. (Pika e Kalimit Kufitar, Vërmicë)

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e rregullt për vitin 2021. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”. (Zyra e GLPS-së,  Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komuniteti i LGBTI mban Paradën e Krenarisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me komunën e Skenderajt prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve “Fytyra e vërtetë”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj)

  • 14:30

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës publikon raportin e përvjetshëm “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – 2020”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:10

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv