Ngjarjet e ditës: 16 shtator 2022

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari etj. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e BE në Kosovë organizon aktivitet për pastrimin e Liqenit të Badovcit. (Liqeni i Badovcit)

  • 10:00

    Organizata “Ec ma ndryshe” publikon “Platformën Digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit”. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ish-Rektorati i UPZ-së) 

  • 10:00 - 11:00

    Komuna e Lipjanit organizon fillimin e  punimeve për ndërtimin e çerdheve të reja në fshatin Rufc i Ri (ora 10:00) dhe në Shalë (11:00). Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. (Rufc i Ri/Shalë)

  • 12:00

    Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje, mbahet protestë me moton “Mos t’ndodhë ma!”. (Para Gjykatës Themelore, Mitrovicë)

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Kjo ngjarje anulohet.

Kalendari Arkiv