Ngjarjet e ditës: 4 tetor 2024

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me strategjinë Legjislative të MSh-së dhe zhvillimet në sektorin e shëndetësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) mban konferencën “Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi (Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore)”, në kuadër të Ditës ndërkombëtare kundër dhunës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Përballja me ndryshimet në një botë dinamike”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë) 

     

  • 10:00

    Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi dhe UN Women, lansojnë projektin “Promovimi i fuqizimit të grave në zonat rurale në Kosovë”. Merr pjesë dhe ambasadori austriak në Kosovë,Georg Schnetzer. (Hotel “Garden”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Instituti Albanologjik mban tryezën shkencore “Lëvizjet parahistorike dhe pastoralizmi trans-humant: Roli i tyre në shpërndarjen e të mirave dhe kulturës materiale përmes alpeve”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 10:00 - 18:00

    Mbahet dita e tretë e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, organizuar nga Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani”. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti” Prishtinë)

  • 10:30

    “Çohu” publikon hulumtimin “Sfidat e raportimit profesional”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë protestojnë para Qeverisë së Kosovës për mosdaljen e pagave për muajin shtator. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Shoqata e Prodhuesve të Djathit Sharri organizon drekë me Ambasadën e Francës në Kosovë me rastin e fillimit të projektit “Promoting Balkan terroirs”. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. (Restorant “Jaha”, Brigada 125, Prizren)

     

  • 13:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bëjnë përurimin e çerdhes në Suharekë. (Lagjja “Fidanishte”, afër Parkut të Dëshmorëve, Suharekë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) publikon studimin hulumtues “Trendi i ndërmarrësisë dhe punësimit për periudhën 1 janar 2020 – 1 janar 2024”. (Zyrat e  AKB-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore interviston ish-ministrat e Arsimit dhe Financave: Hykmete Bajrami, Ramë Likaj, Shyqeri Bytyçi, Arsim Bajrami, Ramë Buja, Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Besim Beqaj dhe Avdullah Hoti. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv