Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret në takim ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Donfried do të deklarohen për medie. (Zyra e presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, vizitojnë strehimoren e Gjakovës si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat në Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes. (Fshati Meje, Gjakovë)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.